Dalin pamjet, Alex Prettit përleshet me agjentët ICE Minneapolis 11 ditë para vrasjes së tij (VIDEO)
Një video e re që ka dalë në dritë publike tregon Aleks Prettin, 37-vjeçarin që u vra nga agjentë të Shërbimit Amerikan të Imigracionit (ICE) në Mineapolis, duke u përfshirë në një përplasje me agjentë të së njëjtës agjenci 11 ditë para se të humbiste jetën. Pamjet, të publikuara nga The News Movement, janë regjistruar më 13 janar, në një zonë pranë vendit ku Pretti u qëllua për vdekje më 24 janar. Në video, ai shihet fillimisht duke u përballur verbalisht me agjentët federalë më pas, ndërsa ata largohen me automjet, ai godet makinën me shkelm, duke thyer dritën e pasme të djathtë. Pas këtij veprimi, agjentët federalë kthehen dhe sulmojnë Prettin, duke e hedhur në tokë, ndërsa përdorin edhe kimikate për të shpërndarë protestuesit...
Burimi:
vizionplus.tv