CMG në përgatitjet e fundit për trasmetimin e Lojërave Olimpike Dimërore Milano 2026

CMG në përgatitjet e fundit për trasmetimin e Lojërave Olimpike Dimërore Milano 2026

Grupi Mediatik i Kinës do të jetë e vetmja organizatë mediatike globale e përfshirë në prodhimin e sinjalit publik ndërkombëtar 8K në Lojërat Olimpike Dimërore Milano 2026. Ndërkohë do të shërbejë edhe si ofruesi kryesor i sinjalit publik ndërkombëtar 8K për ceremoninë e hapjes dhe atë të mbylljes, përveç prodhimit të sinjalit publik ndërkombëtar për patinazhin artistik dhe patinazhin e shpejtësisë në pistë të shkurtër, për herë të parë. Më 13 janar, automjetet transmetuese me definicion ultra të lartë “China Red” 4K/8K të CMG-së mbërritën në stadiumin San Siro në Milano dhe përfunduan vendosjen e tyre. Kjo është hera e parë që CMG merr pjesë në prodhimin e sinjalit publik ndërkombëtar 8K për një ceremoni hapjeje në nivel olimpik, si ofrues pajisjesh dhe mbështetje teknike....