Cikloni ‘Harry’ paralizon jugun e Italisë

Cikloni ‘Harry’ paralizon jugun e Italisë

Jugu i Italisë po përballet me ciklonin “Harry”, i cili po merr me vete çdo gjë që i del para. Stuhia ka prekur edhe Greqinë e Spanjën, duke mobilizuar autoritetet që të shpallin planet e emergjencave. Stuhia e fuqishme, e njohur si cikloni Harry, ka goditur rëndë jugun e Italisë, duke shkaktuar përmbytje, erëra të forta dhe dallgë të rrezikshme në brigjet e Siçilisë, Sardenjës dhe Kalabrisë. Si pasojë e motit ekstrem, zjarrfikësit italianë janë detyruar të kryejnë mbi 1 mijë e 650 operacione kërkim-shpëtimi gjatë tre ditëve të fundit, njoftuan autoritetet. Nga pamjet shihen ekipet e shpëtimit në portin e vogël Arenella në Palermo, duke kontrolluar zonën, pasi dallgë të fuqishme tërhoqën një automjet të parkuar drejt detit. Mjeti u fundos më pas, ndërsa...