CIA e monitoroi për muaj të tërë, si u realizua operacioni që çoi në vrasjen e Khameneit
Për muaj me radhë, agjencitë e inteligjencës izraelite dhe amerikane, përfshirë CIA-n, kanë ndjekur nga afër çdo lëvizje të liderit suprem iranian, Ali Khamenei, përpara sulmeve që rezultuan fatale. Sipas CNN, shërbimet sekrete monitoronin lëvizjet e tij të përditshme, vendndodhjen, mënyrën e komunikimit dhe vendet ku mund të strehohej në rast sulmi. Paralelisht, nën vëzhgim ishin edhe drejtues të lartë politikë e ushtarakë iranianë. Mundësia erdhi kur zyrtarë të lartë iranianë planifikuan të mblidheshin në një kompleks në Teheran, ku ndodhen zyrat e liderit suprem, presidenca dhe aparati i sigurisë kombëtare. Shefi i shtabit të ushtrisë izraelite, Eyal Zamir, u dha pilotëve dritën jeshile për të goditur objektivat. Rreth orës 6:00 të mëngjesit me orën e Izraelit, avionët luftarakë izraelitë, në koordinim me SHBA-në, lëshuan...
Burimi:
top-channel.tv