Chuck Norris ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare, Arnold Schwarzenegger: Ai ishte një idhull!
Arnold Schwarzenegger i bëri homazhet e tij Chuck Norris , duke i thënë lamtumirë legjendës së filmave aksion, duke e përshkruar atë si një idhull. Lajmi i trishtueshëm i vdekjes së aktorit në moshën 86 vjeç u njoftua të premten, më 20 mars, përmes një njoftimi nga familja e tij . Menjëherë pas kësaj, Schwarzenegger me një postim në X, foli për marrëdhënien e tij me yllin e Holliwood. Siç shkroi ai: ” Chuck ishte një idhull. Jam mirënjohës që kam pasur mundësinë të punoj me të në shumë mënyra gjatë viteve, nga promovimi i sporteve deri te prania jonë e përbashkët në ekranin e madh. Ai ishte një djalë i mrekullueshëm, si në jetën reale ashtu edhe në Hollywood. Legjenda e tij do të...
Burimi:
vizionplus.tv