Çfarë po ndodh në Atlantik? Nafta venezueliane, Rusia dërgon anije luftarake për të mbrojtur tanker-in e ndjekur nga SHBA

Çfarë po ndodh në Atlantik? Nafta venezueliane, Rusia dërgon anije luftarake për të mbrojtur tanker-in e ndjekur nga SHBA

Rusia ka dislokuar anije të marinës ushtarake për të shoqëruar një tanker nafte që po ndiqet paralelisht nga forcat amerikane në Atlantik. Lajmi u bë i ditur nga CBS News, partner mediatik i BBC në SHBA, duke sinjalizuar një tension të ri mes Moskës dhe Uashingtonit vetëm pak ditë pas operacionit tronditës për arrestimin e Nicolás Maduro. Tanker-i, i quajtur tashmë “Marinera”, aktualisht nuk transporton ngarkesë, por historikisht ka bartur naftë të rëndë venezueliane. Të martën mendohej se ndodhej në hapësirën detare mes Skocisë dhe Islandësm zonë ku moti i keq dhe distanca e madhe e bëjnë të vështirë hipjen në bord. Muajin e kaluar, Roja Bregdetare amerikane u përpoq ta kontrollonte të njëjtën anije në Karaibe, kur ajo njihej si “Bella 1” dhe mbante...