Çfarë planesh ushtarake ka Izraeli me Greqinë dhe Qipron?
Qiproja, Greqia dhe Izraeli kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi ushtarak. Megjithatë, Turqia është më e shqetësuar për blerjen gjithnjë e më të madhe të sistemeve të armëve të përparuara nga Izraeli. Javën e kaluar, në Qipro u nënshkrua një plan bashkëpunimi ushtarak trepalësh midis Qipros, Greqisë dhe Izraelit, i ndjekur nga dy plane bashkëpunimi dypalësh – midis Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) dhe Forcave të Armatosura Greke, dhe midis IDF dhe Gardës Kombëtare të Qipros. Marrëveshjet u nënshkruan në Nikozi gjatë takimit të përbashkët vjetor të shtabeve ushtarake të tre vendeve. Nënshkrimi i tyre u njoftua zyrtarisht nga ushtria izraelite. Lajmi u prit kryesisht pozitivisht në median dhe publikun qipriot. Edhe pse detajet e marrëveshjeve nuk u bënë publike, DW ka mësuar se ato përfshijnë dispozita për...
Burimi:
top-channel.tv