Çfarë përmban plani me 14 pika i paqes SHBA-Iran
Memorandumi i Mirëkuptimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit synon të zgjerojë armëpushimin mes palëve dhe të rikthejë lëvizjen normale të anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit, një prej korridoreve më të rëndësishme energjetike në botë. Dokumenti përmban 14 pika, por lë shumë çështje të rëndësishme për negociata të mëtejshme. Ndër temat më të ndjeshme që nuk trajtohen në detaje mbetet programi bërthamor i Iranit. Megjithatë, drafti parashikon përfitime të konsiderueshme ekonomike për Teheranin. Sipas planit, heqja e sanksioneve do t’i mundësonte Iranit të shiste lirisht naftën në tregjet ndërkombëtare. Gjithashtu, vendi mund të përfitojë qasje në miliarda dollarë asete të ngrira jashtë vendit, si dhe deri në 300 miliardë dollarë financime. Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka përdorur shpesh marrëveshje të strukturuara në pika....
Burimi:
opinion.al