Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Çfarë parashikon plani me 20 pika i Zelenskyt për t’i dhënë fund luftës? Qëndrimi i Moskës dhe pse centrali i Zaporizhzhias është një pikë e ndjeshme
Një “joint venture” për centralin e Zaporizhzhias, ngrirja e vijës së frontit, një ushtri ukrainase e fortë: këto janë disa nga pikat e planit që për Kievin përfaqëson “përpjekjen më të mirë për t’i dhënë fund luftës me Rusinë”. Drafti i planit të paqes që Volodymyr Zelensky e ka çuar në Florida për t’ia paraqitur Donald Trumpit është përshkruar nga Kievi si “përpjekja më e mirë për t’i dhënë fund luftës me Rusinë”. 20 pikat e shpallura javën e kaluar pas negociatave me SHBA-të përbëjnë një plan “90% të gatshëm”, por vetë Zelensky ka pranuar se ka ende çështje të pazgjidhura. Për cilat pika bien dakord Kievi dhe Uashingtoni? Trump është shprehur dakord për nevojën e ofrimit të garancive të sigurisë për të penguar një...