Çfarë kërkon Zelensky në takimin e Floridës? Trump: Asgjë nuk miratohet pa mua

Çfarë kërkon Zelensky në takimin e Floridës? Trump: Asgjë nuk miratohet pa mua

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pritet të takohet sot në Florida me presidentin amerikan Donald Trump, në një përpjekje kyçe për të forcuar pozicionin e Kievit dhe për të siguruar mbështetjen e SHBA-së për versionin e fundit të planit të paqes që synon t’i japë fund luftës gati katërvjeçare me Rusinë. Zelensky po udhëton drejt Shteteve të Bashkuara me propozime të reja, veçanërisht mbi çështjen e ndjeshme të pretendimeve territoriale. Megjithatë, Donald Trump theksoi për Politico se “nuk do të ketë asgjë derisa unë ta miratoj”, duke lënë të kuptohet se çdo marrëveshje do të varet nga vendimi i tij përfundimtar. Pavarësisht rezervave, Trump u shfaq optimist, duke deklaruar se beson se takimi “do të shkojë mirë” dhe se pret bashkëpunim edhe me presidentin rus...