Çfarë informacionesh mbledhin hakerat shtetërorë rusë në Serbi?

Çfarë informacionesh mbledhin hakerat shtetërorë rusë në Serbi?

Mesazh në aplikacionin Signal… dhe hapja e një linku për një video-thirrje. Në këtë mënyrë, Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë u bë viktimë e grupeve të hakerave rusë, konstatoi një analizë e kryer nga një prej kompanive më të mëdha IT në botë, për këtë organizatë joqeveritare serbe. Bëhet fjalë për grupe hakerash, të cilat qeveritë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe i kanë lidhur më herët me strukturat inteligjente dhe të sigurisë në Rusi. Gjatë sulmit, hakerat kanë pasur qasje në një pjesë të arkivit dhe kanë lexuar më shumë se 28 mijë emaile të organizatës serbe, e cila, për gati 25 vjet, ndjek reformat në sektorin e sigurisë dhe është e përfshirë në komunikime me shumë institucione...