Ceremonia për nënshkrimin e Bordit të Paqes/ Trump firmos me përfaqësuesit e 19 vendeve, e pranishme dhe Vjosa Osmani

Ceremonia për nënshkrimin e Bordit të Paqes/ Trump firmos me përfaqësuesit e 19 vendeve, e pranishme dhe Vjosa Osmani

Ceremonia e nënshkrimit të “Bordit të Paqes”, iniciativë e re e presidentit amerikan Donald Trump, u zhvillua me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga më pak se 20 vende dhe pa praninë e asnjë aleati tradicional të Europës Perëndimore. Ngjarja, e mbajtur në Davos, u dominua nga vende të Lindjes së Mesme dhe Amerikës së Jugut. Në mesin e liderëve të pranishëm ishin përfaqësues nga Arabia Saudite, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Argjentina dhe Paraguai. Gjatë fjalës së tij, Trump falënderoi të ftuarit, duke i cilësuar si “liderë shumë popullorë, në shumicën e rasteve, dhe në disa raste jo aq popullorë”. Vendet pjesëmarrëse ishin: Bahrein, Maroku, Argjentina, Armenia, Azerbajxhani, Bullgaria, Hungaria, Indonezia, Jordania, Kazakistani, Kosova, Pakistani, Paraguai, Katari, Arabia Saudite, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Uzbekistani, Mongolia....