Ceremonia e Bordit të Paqes në Davos, ja vendet që firmosën krah Trump, 6 shtete nuk morën pjesë, mes tyre dhe Shqipëria
Bordi i Paqes u prezantua sot nga presidenti Donald Trump në Davos, teksa 19 vende që nënshkruan anëtarësimin e tyre në strukturën e re. Nga Bashkimi Evropian, vetëm Hungaria dhe Bullgaria morën pjesë në ceremoni, në një mjedis ku aleatët tradicionalë të Evropës Perëndimore të Shteteve të Bashkuara mungonin plotësisht. Presidenti amerikan e përshkroi Këshillin si “diçka vërtet unike për botën” dhe, duke folur në ceremoninë e nënshkrimit të kartës themeluese, tha se mund të bashkëpunonte me Kombet e Bashkuara për të zgjidhur luftërat, jo vetëm në Lindjen e Mesme – ku lufta Izrael-Hamas në Gaza ishte, siç tha ai, pika fillestare e idesë. Megjithatë, ai nuk dha detaje specifike se si mund të organizohej ose zbatohej një bashkëpunim i tillë me OKB-në. Pas fjalës...
Burimi:
top-channel.tv