Ceremoni madhështore/ Xi pret Putinin si Trumpin, në fokus gazi rus

Ceremoni madhështore/ Xi pret Putinin si Trumpin, në fokus gazi rus

Marrëdhëniet Kinë-Rusi kishin arritur një “nivel të lartë të paparë” dhe ishin ndër “faktorët kryesorë stabilizues në skenën ndërkombëtare”. Kështu deklaroi presidenti rus Vladimir Putin gjatë vizitës së tij në Pekin, ndërsa u prit me ceremoni madhështore nga homologu i tij kinez Xi Jinping. Banda ushtarake, garda e nderit dhe fëmijët që brohorisnin pasqyruan një skenë pothuajse identike me pritjen që Kina i rezervoi javën e kaluar presidentit amerikan Donald Trump. Pekini duket i vendosur të tregojë se Xi Jinping mbetet një figurë kyçe në diplomacinë globale dhe një lider që tërheq vëmendjen e fuqive botërore. Sipas analistëve, Kina po përpiqet të ruajë balancën mes afrimit me Moskën dhe marrëdhënieve me Perëndimin. Edhe pse Pekini mbetet partneri kryesor ekonomik i Rusisë dhe blerësi më i...