CBS News: Mësuesi i maskuar si i ftuar, planifikoi vrasjen e Trump dhe zyrtarëve të tij

CBS News: Mësuesi i maskuar si i ftuar, planifikoi vrasjen e Trump dhe zyrtarëve të tij

Detaje të reja po dalin në lidhje me personin e dyshuar që hapi zjarr jashtë sallës ku presidenti amerikan Donald Trump dhe zyrtarë të tjerë të lartë po merrnin pjesë në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. Sipas autoriteteve, presidenti dhe Zonja e Parë Melania Trump u evakuuan menjëherë dhe asnjë nga të pranishmit nuk u lëndua rëndë. Një agjent i Shërbimit Sekret u godit nga të paktën një plumb, por u mbrojt nga jeleku antiplumb dhe pritet të jetë në gjendje të mirë shëndetësore. I dyshuari është identifikuar si Cole Thomas Allen, 31 vjeç, nga Torrance, Kaliforni, dhe është arrestuar në vendngjarje. Sipas burimeve të CBS News, ai dyshohet se i ka thënë autoriteteve pas arrestimit se synonte të qëllonte zyrtarë të administratës...