Cadillac prezanton dizajnin e makinës së re në një reklamë gjatë Super Bowl

Cadillac prezanton dizajnin e makinës së re në një reklamë gjatë Super Bowl

Ekipi i ri i Cadillac në Formula 1 prezantoi dizajnin e makinës së tij gjatë Super Bowl të NFL-së, ndeshjes më të rëndësishme në futbollin amerikan. Cadillac e zbuloi dizajnin në kohën më të shikueshme gjatë Super Bowl, një ndeshje në të cilën Seattle Seahawks mposhtën New England Patriots me rezultatin 29-13. Makina u shfaq bardh e zi, ndërsa në të njëjtën kohë një replikë e makinës u prezantua në Times Square në New York.Cadillac bëhet skuadra e 11-të në kampionat dhe e para që hyn në garë që nga Haas në vitin 2016, dhe e mbështetur nga General Motors, Cadillac do të përdorë motorë Ferrari. "Dizajni me dy ngjyra përfaqëson asimetrinë si një filozofi të qëllimshme dizajni - një ekuilibër i yin dhe yang i...