Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit arreston ish-ministrin ukrainas të Energjisë, ndalohet në tentativë për të kaluar kufirin

Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit arreston ish-ministrin ukrainas të Energjisë, ndalohet në tentativë për të kaluar kufirin

Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit e Ukrainës ka njoftuar këtë të diele se detektivët kanë ndaluar një ish-ministër të energjisë si pjesë e një hetimi të gjerë që shkaktoi një krizë politike nëntorin e kaluar për shkak të korrupsionit në nivel të lartë. I ashtuquajturi rasti “Midas” përqendrohet në një skemë të dyshuar ryshfeti prej 100 milionë dollarësh në agjencinë shtetërore atomike, e cila përfshiu një numër zyrtarësh të lartë dhe elitash biznesi, përfshirë një ish-bashkëpunëtor të Presidentit Volodymyr Zelenskiy. “Sot detektivët e NABU-së ndaluan një ish-ministër të energjisë ndërsa kalonte kufirin shtetëror, në kuadër të çështjes ‘Midas’”, tha NABU në deklaratën e saj. Byroja nuk dha shumë detaje ndërsa nuk identifikoi as ish-ministrin e arrestuar.Dy ministrat e mëparshëm të energjisë të Ukrainës kanë dhënë dorëheqjen mes pasojave...