Bruno Retailleau do të kandidojë për president në Francë, në zgjedhjet e vitit 2027
Kreu i partisë “Republikanët”, Bruno Retailleau, pritet të shpallë zyrtarisht sot kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 2027 në Francë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një mesazhi drejtuar disa deputetëve të partisë së tij. Ish-ministri i Brendshëm theksoi se vendimin e ka marrë “pas reflektimi të thellë”, duke vlerësuar se “ka ardhur koha që familja e tij politike t’u tregojë francezëve një rrugë të re”, të bazuar te rendi, mirëqenia dhe krenaria kombëtare franceze. Retailleau, 65 vjeç, deputet me profil konservator, shërbeu si ministër i Brendshëm gjatë viteve 2024–2025, fillimisht në qeverinë e kryeministrit Michel Barnier dhe më pas nën François Bayrou. Ai u rikthye në detyrë kur Sébastien Lecornu mori postin e kryeministrit në tetor të kaluar, por...
Burimi:
vizionplus.tv