Britania zhvillon sistem mbrojtjeje ajrore si “Iron Dome” për t’u përballur me kërcënimin rus
Mbretëria e Bashkuar po punon për të zhvilluar një sistem të avancuar mbrojtjeje ajrore, i ngjashëm me sistemin izraelit “Iron Dome”, për t’u përballur me rritjen e kërcënimeve nga Rusia. Lajmin e bëri të ditur kreu i ri i Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes, Richard Knighton, gjatë një interviste për Lbc Radio. Knighton theksoi se kapaciteti dhe gatishmëria e Moskës për të përdorur raketa balistike dhe raketa me rreze të gjatë janë bërë më të dukshme, duke e bërë të domosdoshëm investimin në teknologji moderne mbrojtjeje.“Ne e quajmë këtë sistem ‘mbrojtje ajrore dhe raketore të integruar’. Për më shumë se 30 vjet, Mbretëria e Bashkuar nuk ka përballuar një kërcënim serioz ajror në këtë nivel”, u shpreh ai. Sistemi i ri është projektuar për të kundërshtuar jo...