Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Britania shkurton ndjeshëm fondet kundër ndikimit rus dhe dezinformimit në Ballkanin Perëndimor
Qeveria britanike ka ulur ndjeshëm fondet kundër ndikimit rus dhe dezinformimit në Ballkanin Perëndimor. Ajo ka shkurtuar rreth 40% të buxhetit të dedikuar për këtë rajon, i cili nga vetë kryeministri Keir Starmer është cilësuar si jetik për sigurinë kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar. Financimi britanik për Ballkanin Perëndimor është reduktuar nga 40 milionë paund vitin e kaluar në 24 milionë paund për periudhën 2025–2026. Fondet ishin parashikuar për të përballuar kërcënimet që lidhen me agresionin rus, sulmet kibernetike dhe fushatat e dezinformimit në rajon. Shkurtimi prek Fondin e Integruar të Sigurisë (ISF), i cili synon adresimin e kërcënimeve më të larta ndaj sigurisë kombëtare të Britanisë, brenda dhe jashtë vendit. “Rajoni i Ballkanit Perëndimor përfshin Shqipërinë, Bosnjë-Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut...