Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
Britania regjistron vitin më të nxehtë në histori, 2025 thyen rekordin e temperaturave
Bota E Premte, 2 Janar 2026 17:08 Britania e Madhe ka përjetuar në vitin 2025 temperaturat më të larta të regjistruara ndonjëherë, duke thyer rekordin e mëparshëm të vendosur në vitin 2022. Lajmi është konfirmuar nga Shërbimi Meteorologjik i Mbretërisë së Bashkuar (Met Office), i cili thekson se vitet e fundit po shënojnë një rritje të vazhdueshme dhe shqetësuese të temperaturave. Sipas të dhënave zyrtare, temperatura mesatare vjetore për vitin 2025 arriti në 10.09 gradë Celsius, duke tejkaluar mesataren prej 10.03°C të vitit 2022. Ky është vetëm rasti i dytë në histori që temperatura mesatare vjetore në Britani kapërcen pragun e 10 gradëve Celsius. Met Office bën me dije se katër nga pesë vitet e fundit renditen tashmë ndër pesë vitet më të ngrohta që...