Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave ushtarake për sulme ndaj Iranit
Qeveria e Mbretëria e Bashkuar nuk i ka dhënë leje Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të përdorur bazat ushtarake britanike në rast të një sulmi të mundshëm ndaj Iranit, raporton BBC. Sipas burimeve zyrtare, Londra nuk ka autorizuar përdorimin e bazave RAF Fairford në Gloucestershire apo bazën strategjike në ishullin Diego Garcia, që ndodhet në Oqeanin Indian dhe administrohet nga Britania në Ishujt Chagos. Këto baza janë përdorur më parë nga SHBA-të për operacione ushtarake në Lindjen e Mesme. Raportime nga gazeta “The Times” sugjerojnë se kritikat e fundit të presidentit amerikan Donald Trump ndaj marrëveshjes së kryeministrit britanik Keir Starmer për Ishujt Chagos mund të lidhen me faktin që Britania nuk ka dhënë leje për përdorimin e bazave, që mund të përdoreshin për...
Burimi:
javanews.al