Britania “nuk i dha krah” për sulmin në Iran, Trump: Jam i zhgënjyer nga Starmer, nuk është bashkëpunues
Presidenti i SHBA Donald Trump ka sulmuar ashpër kryeministrin britanik Keir Starmer, pasi ky i fundit refuzoi të mbështeste sulmin e Uashingtonit në Iran. Trump e cilësoi Starmer si jo bashkëpunues, teksa shprehu zhgënjim për qëndrimin e tij. “Ai nuk ishte bashkëpunues… Nuk mendova kurrë se do ta shihja këtë. Nuk mendova kurrë se do ta shihja këtë nga Mbretëria e Bashkuar”, tha Trump për Starmer. Ai shtoi se marrëdhëniet midis dy vendeve kanë ndryshuar në mënyrë dramatike. “Në fakt, është një botë tjetër. Është thjesht një lloj marrëdhënieje shumë e ndryshme nga ajo që kemi pasur me vendin tuaj në të kaluarën.” Trump tha se nuk e priste kurrë të shihte atë që ai e quajti aleancat dikur “më të qëndrueshme nga të gjitha”...
Burimi:
vizionplus.tv