Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!
Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ashpër pas vendimit të Mbretërisë së Bashkuar për të lejuar përdorimin e bazave britanike nga SHBA në operacionet kundër objektivave iraniane në ngushticën e Hormuzit. Trump e cilësoi vendimin e Londrës si “shumë të vonuar” dhe sulmoi aleatët e NATO-s për mungesën e angazhimit në konflikt. “Unë isha pak i befasuar nga Mbretëria e Bashkuar, për të qenë i sinqertë – ata duhet të kishin vepruar shumë më shpejt,” tha Trump nga Shtëpia e Bardhë. Ai shtoi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë “shumë të mira”, por vendimi i Londrës ishte i pazakontë duke qenë se Britania ka qenë gjithmonë aleati i parë i SHBA-së. “Ata nuk donin që ne ta përdornim ishullin – të ashtuquajturin ishull – nga...
Burimi:
javanews.al