Britania e Madhe do të dërgojë avionë luftarakë në Katar dhe helikopterë në Qipro

Britania e Madhe do të dërgojë avionë luftarakë në Katar dhe helikopterë në Qipro

Kryeministri britanik Keir Starmer e bëri të qartë sot se mos marrja pjesë në sulmet ndaj Iranit ishte në interesin kombëtar. “Qëllimi im është të siguroj një lidership të qetë dhe të ekuilibruar në interesin kombëtar”, tha Starmer, në një konferencë për shtyp, duke shtuar se kjo do të thotë “të kemi forcën për të qëndruar të vendosur në vlerat dhe parimet tona, pavarësisht presionit për të vepruar ndryshe”. Starmer njoftoi një prani të përforcuar ushtarake në Gjirin Persik në përgjigje të sulmeve iraniane. “Do të dërgojmë katër avionë të tjerë Typhoon për t’u bashkuar me skuadriljen tonë në Katar për të forcuar operacionet tona mbrojtëse në Katar dhe në të gjithë rajonin. Nesër, helikopterët Wildcat me aftësi anti-dronë do të mbërrijnë në Qipro. Sekretari i...