Britania e Madhe dërgon ‘shkatërruesin’ në Qipro për mbrojtje të bazës ushtarake në Akrotiri

Britania e Madhe dërgon ‘shkatërruesin’ në Qipro për mbrojtje të bazës ushtarake në Akrotiri

Mbretëria e Bashkuar po shqyrton dërgimin e destrojerit HMS Duncan në Qipro për të ndihmuar në mbrojtjen e bazës së Forcave Ajrore Mbretërore (RAF) nga sulmet e mundshme iraniane me dronë dhe raketa. Sipas raportimeve, po zhvillohen diskutime për të vendosur HMS Duncan, një destrojer i Tipit 45, i cili është e vetmja anije në arsenalin britanik të aftë për të kapur raketa balistike. Times raporton se Ministria Britanike e Mbrojtjes po planifikon të dërgojë anijen në rajon, në kontekstin e përshkallëzimit të luftës midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, nën presidencën e Donald Trump. Siç u tha, Sekretari Britanik i Mbrojtjes, John Healy, pati një takim këtë mëngjes për të diskutuar vendosjen e mundshme të HMS Duncan në Mesdheun lindor. Ky zhvillim vjen pas...