Britani, masa ekstreme kundër emigracionit

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit

Azilkërkuesit në Britaninë e Madhe mund të detyrohen t’i kthejnë shtetit deri në 10 mijë paund, për shpenzimet e akomodimit dhe mbështetjes bazë që kanë marrë, përpara se të kenë të drejtën të aplikojnë për leje qëndrimi të përhershme. Këtë e bëri të ditur qeveria britanike, në kuadër të masave të reja për të frenuar emigracionin e paligjshëm, shkruan A2 CNN. Ministrja e Brendshme, Shabana Mahmood, deklaroi se azili është një e drejtë, por edhe një përgjegjësi, duke theksuar se ata që kanë mundësi financiare duhet t’ia kthejnë shtetit mbështetjen e marrë. Sipas propozimit, detyrimi për pagesë do të vlejë vetëm për të rriturit që kanë mundësi ekonomike, ndërsa fëmijët do të përjashtohen dhe do të vendosen masa mbrojtëse, në mënyrë që askush të mos...