Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Brigitte Bardot, jeta në foto e legjendës së kinematografisë botërore
Brigitte Bardot, e cila ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare, përmbysi portretizimin e ngurtë të grave në kinemanë e viteve 1950, duke u bërë simbol i një epoke të re të çlirimit seksual. Në ekran, ajo ishte një përzierje franceze e hijeshisë lozonjare dhe sensualitetit kontinental. Një botim e quajti “princesha e buzëqeshjes provokuese dhe kontesha e joshjes”, por ky ishte një imazh që ajo, me kalimin e kohës, filloi ta urrente. Brigitte Bardot në fëmijëri. Ajo lindi në vitin 1934 dhe u rrit në Paris, në një familje të pasur. Bardot ishte një valltare baleti e talentuar, dhe u pranua në Konservatorin e Parisit (Conservatoire de Paris) si adoleshente. Bardot në një skenë nga filmi i saj i parë në vitin 1952, komedia “Crazy...