“Breaking Bad” në Poloni! Policia zbulon laborator droge, sekuestrohen 720 kg lëndë narkotike (VIDEO)

“Breaking Bad” në Poloni! Policia zbulon laborator droge, sekuestrohen 720 kg lëndë narkotike (VIDEO)

Tre burra, të cilët prodhonin sasi të mëdha droge në një operacion që ngjason me serialin “Breaking Bad”, u arrestuan nga autoritetet duke vepruar fshehtas në një zonë të izoluar dhe duke përdorur maska mbrojtëse kundër avujve kimikë. Pas kontrollit të policisë polake, substancat u identifikuan si “kristale”, në formë të lëngët dhe të kristalizuar, dhe u sekuestruan gjithsej rreth 720 kilogramë droge. Kjo sasi përkthehet në rreth 720,000 doza për tregtim, me vlerë të llogaritur në tregun e zi deri në 36 milionë zlotë (rreth 8,5 milionë euro). Gjatë kontrollit në banesën e njërit prej të arrestuarve, u gjetën armë dhe municion ilegal. Ndryshe nga seriali televiziv, ky rast ka përfundim tjetër: të gjithë të arrestuarit u dërguan në paraburgim dhe u ngarkuan me...