Bota përballë një vale të re të kancerit, OBSH paralajmëron rritje drastike të rasteve
Rastet e reja me kancer në botë pritet të rriten me 66.7% deri në vitin 2050, ndërsa vendet me të ardhura të ulëta do të përballen me barrën më të rëndë të sëmundjes. Ky është paralajmërimi i një raporti të ri të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Sipas raportit, plakja e popullsisë, rritja demografike dhe ekspozimi ndaj faktorëve të rrezikut, si ndotja e ajrit, do të shtojnë ndjeshëm rastet e kancerit. Rritja më e madhe parashikohet në Afrikë, me 125.2%, dhe në rajonin e Mesdheut Lindor, me 109.8%. OBSH thekson se pabarazitë në diagnostikim dhe trajtim mbeten alarmante. Mbijetesa pesëvjeçare për kancerin e gjirit dhe kanceret tek fëmijët është mbi 85% në vendet e pasura, por bie nën 45% në vendet me të ardhura të ulëta....
Burimi:
javanews.al