Bota mobilizohet për të ulur konsumin e naftës, ja rekomandimet e Agjencisë së Energjisë
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) ka bërë thirrje për masa të shpejta për të ulur konsumin e karburanteve për shkak të krizës së shkaktuar nga lufta në Iran. Sipas saj, sektori i transportit përbën rreth 45% të konsumit global të naftës, ndaj ndryshimet në këtë fushë mund të japin efekt të menjëhershëm. IEA rekomandon masa praktike si ulja e kufizimeve të shpejtësisë, puna nga shtëpia, reduktimi i fluturimeve dhe përdorimi më i gjerë i transportit publik. Sipas agjencisë, edhe një ulje prej rreth 10 km/h e kufizimeve të shpejtësisë në autostrada mund të ndikojë në reduktimin e konsumit të karburantit si për transportin e pasagjerëve, ashtu edhe për atë të mallrave. Gjithashtu, masa si kufizimi i qarkullimit të makinave në qytete (p.sh. sipas targave çift-tek)...
Burimi:
javanews.al