Bota mirëpret vitin e ri, spektakël fishekzjarrësh nga Azia në SHBA (FOTO)

Bota mirëpret vitin e ri, spektakël fishekzjarrësh nga Azia në SHBA (FOTO)

Bota i ka dhënë lamtumirën vitit 2025 dhe ka përshëndetur ardhjen e vitit 2026 me festime madhështore, fishekzjarrë, rituale tradicionale dhe shpresa për paqe e begati, pavarësisht sfidave që shënuan vitin që lamë pas. Viti i Ri mbërriti fillimisht në ishujt pranë Vijës Ndërkombëtare të Datës në Oqeanin Paqësor, si Kiritimati, Tonga dhe Zelanda e Re, ndërsa një nga qytetet e fundit që e priti ishte Nju Jorku, ku mijëra njerëz u mblodhën në Times Square, në temperatura nën zero, për të ndjekur zbritjen tradicionale të sferës së Vitit të Ri, mes fishekzjarrësh. Në Australi, Sydney e nisi vitin 2026 me një spektakël të jashtëzakonshëm fishekzjarrësh mbi portin ikonik. Rreth 40 mijë efekte piroteknike ndriçuan një shtrirje prej 7 kilometrash, përfshirë edhe një “ujëvarë” drite...