Bordi për Gazën, Washington Post sqaron pagesën: 1 miliard dollarë vetëm për anëtarësim të përhershëm
Presidenti Donald Trump dërgoi këtë fundjavë një valë ftesash për liderë botërorë që t’i bashkohen Bordit të Paqes për Gazën, edhe pse një vend aty do t’u kushtonte, siç u pohua në media, 1 miliard dollarë. Një zyrtar amerikan konfirmoi për Washington Post se kjo shifër do të ishte kostoja për anëtarësim të përhershëm. Por ai nënvizoi se nuk ka asnjë “detyrim” për të kontribuar nga ana e vendeve që duan t`i bashkohen nismës, dhe vendet që nuk paguajnë tarifën do të kenë një anëtarësim trevjeçar. Zyrtari amerikan i ndau këto detaje në kushte anonimiteti për të diskutuar çështje të brendshme. Lajmi për tarifën u raportua për herë të parë nga Bloomberg. Shtëpia e Bardhë njoftoi me shumë bujë të premten krijimin e bordit si...
Burimi:
top-channel.tv