“Bordi i Paqes”, zbulohet data kur do të hidhen firmat për themelimin e tij

“Bordi i Paqes”, zbulohet data kur do të hidhen firmat për themelimin e tij

Gazetari izraelit Barak Ravid ka njoftuar në rrjetin social “X” se ceremonia e firmosjes së “Bordit të Paqes” për Gazën do të mbahet të enjten, më 22 janar 2026, nga ora 10:30 deri në 11:30. Ceremonia do të zhvillohet në Davos Congress Center, në kuadër të aktiviteteve të Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, shkruan A2. Dje, kryeministri Edi Rama publikoi letrën që i ka dërguar presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump duke ftuar Shqipërinë për të qenë pjesëmarrëse si vend anëtar themelues i Bordit të Paqes. Në letrën e publikuar nga kreu i qeverisë, Trump fton Shqipërinë për t’iu bashkuar bordit që do të shërbejë si qeveri tranzitore në Rripin e Gazës pas përfundimit të luftës. Kryeministri Rama shkruan se...