Bordi i Paqes, Turqia: Jemi të vendosur për të garantuar stabilitetin në Gazë. Gati të dërgojmë edhe trupa

Bordi i Paqes, Turqia: Jemi të vendosur për të garantuar stabilitetin në Gazë. Gati të dërgojmë edhe trupa

Bota E Enjte, 19 Shkurt 2026 20:30 Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan i pranishëm në mbledhjen e Bordit të Paqes, tha se Presidenti Recep Tayyip Erdoğan është i vendosur plotësisht për të garantuar stabilitetin në Gazë dhe Turqia është gati të dërgojë trupa në forcën ndërkombëtare të stabilizimit. Ai theksoi se Turqia ka dërguar sasi të mëdha ndihme humanitare deri tani dhe është e gatshme të kontribuojë seriozisht në rindërtimin e sektorëve të shëndetësisë dhe arsimit, si dhe në trajnimin e një force të re policore palestineze. “Edhe pse ka armëpushim, kriza humanitare në Gaza mbetet shumë e rëndë dhe kërkon veprim të menjëhershëm e të koordinuar ndërkombëtar”, tha Fidan. Ai shtoi se Turqia është e gatshme të japë trupa për Forcën Ndërkombëtare të...