Bordi i Paqes/ Beogradi dhe Shkupi “jashtë dritave të skenës”, nuk ka ftesë për Vuçiç dhe Mickoski
Ftesa të munguara për Shkupin dhe Beogradin. Për ta nuk ka mbërritur asnjë letër me vulën dhe firmën e presidentit amerikan Donald Trump për të marrë pjesë në Bordin e Paqes, “krijimin” e tij në kohën kur zhvillimet në arenën ndërkombëtare janë asnjë më pak se të nxehta dhe dinamike. Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka deklaruar se deri më tani kryeministri Hristian Mickoski nuk ka marrë asnjë ftesë zyrtare për t’u bashkuar në Bord, njëjt si për presidentin serb, të ulur historikisht mes lindjes dhe perëndimit, Aleksandër Vuçiç. Ndryshe Amerika ka diferencuar nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë dhe Kosovën, të dyja të njohura për marrëdhëniet historike me Shtëpinë e Bardhë, me një ftesë në Tiranë në emër të kryeministrit Rama, ndërsa në Prishtinë...
Burimi:
javanews.al