Bombardimet ruse në Ukrainë: Centrali bërthamor i Çernobilit humb të gjithë energjinë elektrike
Centrali bërthamor i Çernobilit në Ukrainë, vendi i katastrofës më të keqe bërthamore civile në botë, humbi të gjithë energjinë elektrike pas një aktiviteti të gjerë ushtarak të martën në mëngjes, tha mbikëqyrësi atomik i OKB-së në një postim në X. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) tha se disa nënstacione elektrike ukrainase, të rëndësishme për sigurinë bërthamore, u prekën nga aktiviteti ushtarak, ndërsa u prekën edhe linjat e energjisë për në disa centrale të tjera bërthamore. Rusia nisi një sulm të kombinuar me dronë dhe raketa ndaj Ukrainës herët të martën, duke ndërprerë furnizimin me energji elektrike dhe ngrohje për mijëra ndërtesa apartamentesh në Kiev për shkak të temperaturave të ulëta, thanë zyrtarët ukrainas.
Burimi:
syri.net