Bombardimet në Venezuelë, reagon Trump: SHBA kreu me sukses një sulm të madh. Maduro është larguar jashtë vendit

Bombardimet në Venezuelë, reagon Trump: SHBA kreu me sukses një sulm të madh. Maduro është larguar jashtë vendit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi të shtunën në mëngjes në një postim në rrjetin Truth Social se presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, dhe bashkëshortja e tij janë “kapur dhe larguar me aeroplan nga vendi”, pas asaj që ai e përshkroi si sulme ushtarake amerikane në Venezuelë. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer me sukses një sulm në shkallë të gjerë kundër Venezuelës dhe udhëheqësit të saj,” shkroi Trump. Ai shtoi se në operacion janë përfshirë forca të rendit të SHBA-së, pa dhënë detaje se cilat agjenci apo si është zhvilluar operacioni. Deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga autoritetet amerikane apo venezueliane për këto pretendime. Nicolas Maduro është paditur në vitin 2020 nga një gjykatë amerikane për akuza të dyshuara për narkoterrorizëm....