Bombardime të reja izraelite në Liban/ 31 persona humbin jetën, mes tyre edhe fëmijë

Bombardime të reja izraelite në Liban/ 31 persona humbin jetën, mes tyre edhe fëmijë

Të paktën 31 persona, mes tyre edhe fëmijë, kanë humbur jetën pas një vale të fuqishme sulmesh ajrore izraelite në jug dhe lindje të Libanit, ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu premtoi përshkallëzim të operacioneve ushtarake kundër Hezbollahut. Ministria libaneze e Shëndetësisë bëri të ditur se dhjetëra persona të tjerë mbetën të plagosur nga bombardimet, të cilat konsiderohen ndër më të rëndat që prej armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA në muajin prill, shkruan BBC. Ushtria izraelite deklaroi se kishte goditur më shumë se 100 objektiva të lidhura me Hezbollahun, përfshirë depo armësh, qendra komanduese dhe pozicione ushtarake në jug të Libanit. Sipas Tel Avivit, operacioni synon të neutralizojë kërcënimet që vijnë nga grupi i mbështetur nga Irani. “Po e thellojmë operacionin tonë në Liban”, deklaroi Netanyahu...