“Bllokada” e SHBA, çfarë janë vizat e emigrimit

“Bllokada” e SHBA, çfarë janë vizat e emigrimit

Vendimi i administratës Trump për të pezulluar përkohësisht vizat e emigrimit nga 75 vende të botës, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën, u kthye në kryefjalën e mediave në të dyja vendet. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka bërë të qartë se të huajt që emigrojnë në SHBA duhet ta mbajnë veten me punë, dhe jo të bëhen barrë e shtetit, dhe tani Departamenti i Shtetit po e bën rishikimin e plotë të të gjitha politikave, rregulloreve dhe udhëzimeve, për t’u siguruar që emigrantët nga këto shtete – që autoritetet amerikane i cilësojnë si vende me rrezik të lartë – të mos i shfrytëzojnë ndihmat sociale të shtetit amerikan dhe të mos bëhen barrë e parave publike. Vendimi do të hyjë në fuqi më...