Biznesmeni grek sfidon bllokadën e Hormuzit, kalon cisternat me naftë përmes ngushticës
Një nga figurat më të njohura të transportit detar, biznesmeni grek George Prokopiou, po tërheq vëmendjen ndërkombëtare pasi cisternat e kompanisë së tij kanë kaluar përmes Ngushticës së Hormuzit, pavarësisht tensioneve të larta në rajon. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, të paktën pesë anije të kompanisë Dynacom Tankers, në pronësi të sipërmarrësit 79-vjeçar, kanë kaluar në këtë korridor strategjik detar, nga ku kalon rreth 20% e naftës së tregtuar në botë. Për të realizuar këto udhëtime me rrezik të lartë, cisternat kanë marrë masa të veçanta sigurie, duke pasur edhe roje të armatosura në bord dhe duke fikur transponderët që tregojnë pozicionin e anijes. Megjithatë, misionet konsiderohen shumë të rrezikshme, sidomos për ekuipazhin, pasi ushtria iraniane ka sulmuar tashmë disa mjete detare në zonë. Sipas...
Burimi:
javanews.al