Bisedimet trepalëshe në Abu Dhabi/ Rusia sulmon Ukrainën, Kievi: Putini cinik, sulmi barbar
Rusia ndërmori gjatë natës sulme me dronë dhe raketa kundër Ukrainës pavarësisht bisedimeve trepalëshe me Shtetet e Bashkuara që nisën të premten e vijojnë edhe sot në Abu Dabi me qëllim mbylljen e luftës. Delegacione nga Rusia, Ukraina dhe SHBA-ja u mblodhën për bisedimet e para të këtij formati që kur Moska nisi pushtimin e plotë të vendit fqinj në vitin 2022. Nga sulmet e fundit humbi jetën një person e u plagosën mbi 20 të tjerë. Shënjestra e sulmneve ishin kryesisht Kievi e Harkivi, dhe infrastruktura e tyre energjetike. Mësymja ruse la me mijëra ukrainas pa energji elektrike dhe ngrohje, në temperatura nën zero. Zyrtarë vendas e akuzuan presidentin rus Vladimir Putin se po vepron në mënyrë cinike, duke sulmuar në mënyrë barbare vendin...
Burimi:
top-channel.tv