Bisedimet SHBA-Iran të bllokuara/ Trump: Incidenti në Washington s’do të na pengojë të fitojmë luftën

Bisedimet SHBA-Iran të bllokuara/ Trump: Incidenti në Washington s’do të na pengojë të fitojmë luftën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump nuk e lidh incidentin në Washington me luftën ndaj Iranit. “Ngjarja nuk do të më pengojë të fitoj luftën në Iran. Nuk e di nëse kishte ndonjë lidhje, por sinqerisht, nuk besoj, bazuar në atë që dimë”- deklaroi Trump gjatë konferencës së thirrur pas të shtënave me armë në hotelin “Washington Hilton” gjatë darkës me korrespondentët e Shtëpisë së Bardhë. Të shtunën, Trump anuloi udhëtimin e planifikuar drejt Pakistanit të të dërguarve të tij Steve Witkoff dhe Jared Kushner. “Shumë kohë e humbur nëpër udhëtime. Përveç kësaj, ka përçarje të madhe mes udhëheqjes së tyre”- u shpreh presidenti duke iu referuar Republikës Islamike. Ndërsa në një intervistë për median amerikane “Axios”, Trump konfirmoi se anulimi i udhëtimit nuk...