Bisedimet mes Zelenskyt dhe Von der Leyen, presidenti ukrainas: Duhet të forcojmë pozicionet tona në tryezën e negociatave

Bisedimet mes Zelenskyt dhe Von der Leyen, presidenti ukrainas: Duhet të forcojmë pozicionet tona në tryezën e negociatave

Presidenti i Ukrainës ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian që nga fillimi i pushtimit të plotë të Rusisë, veçanërisht duke falënderuar Leyen me të cilën edhe ka biseduar ditën e sotme. Në fokus të diskutimit ishte vendimi i fundit i Këshillit Evropian për miratimin e 90 miliardë eurove ndihmë financiare për Ukrainën për periudhën 2026–2027. Ky vendim u cilësua si jashtëzakonisht i rëndësishëm, veçanërisht në një moment diplomatik që konsiderohet vendimtar për të ardhmen e vendit. “Pata një bisedë shumë të ngrohtë dhe të mirë me Presidenten e Komisionit Evropian,Von der Leyen. Jam mirënjohës për gjithë mbështetjen, ndihmën dhe angazhimin maksimal, jo vetëm këtë vit, por që nga fillimi i pushtimit të plotë të Rusisë. Javën e kaluar, Këshilli Evropian miratoi...