Bisedimet me Iranin/ Zv.Presidenti J.D. Vance ka anuluar udhëtimin në Pakistan, ja çfarë shkruajnë mediat amerikane
Zëvendëspresidenti i SHBA-së, J.D. Vance, e ka anuluar udhëtimin e tij në Pakistan dhe e ka shtyrë atë për një kohë të pacaktuar. Kështu raportoi televizioni publik amerikan, duke cituar një zyrtar amerikan. Më herët mediat e huaja raportuan se Presidenti Trump po shqyrtonte anulimin e udhëtimit të Vance në Islamabad. Wall Street Journal, duke cituar burime që raportoi se një nga faktorët e anulimit të udhëtimit të tij në Islamabad ishte ngurrimi i Iranit për t’u pajtuar me kërkesat amerikane për programin e tij bërthamor.
Burimi:
javanews.al