Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Bisedimet mbi planin e paqes në Ukrainë/ Konfirmohet takimi Trump-Zelensky, ja kur do të mbahet
Takimi mes Volodymyr Zelenskyt dhe Donald Trump pritet të zhvillohet të dielën më 27 dhjetor, siç e konfirmoi vetë presidenti ukrainas. Në agjendën e takimit do të jenë çështjet territoriale dhe garancitë e sigurisë. “Ky takim zhvillohet posaçërisht me qëllim që të finalizojmë sa më shumë çështje të jetë e mundur”, u shpreh Zelensky. Më herët, faqja amerikane Axios kishte raportuar për një takim Trump–Zelensky në Florida, konkretisht në resortin e presidentit amerikan në Mar-a-Lago. Ditën e sotme, Zelensky shkroi se ekziston një marrëveshje për një takim mes dy liderëve në një të ardhme të afërt. “Shumë gjëra mund të vendosen para Vitit të Ri”, kishte theksuar ai. “Rustem Umerov më informoi për kontaktet e tij të fundit me palën amerikane. Nuk po humbasim asnjë...