Bisedime mes 4 ministrave të Jashtëm në Pakistan, fokusi tek situata në Lindjen e Mesme dhe bashkëpunimi rajonal

Bisedime mes 4 ministrave të Jashtëm në Pakistan, fokusi tek situata në Lindjen e Mesme dhe bashkëpunimi rajonal

Bisedimet mes ministrave të Jashtëm të Egjiptit, Arabisë Saudite, Turqisë dhe Pakistanit kanë përfunduar, ndërsa fokusi kryesor ishte ulja e tensioneve lidhur me konfliktin mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit, si dhe çështjet e tjera rajonale. Takimi u zhvillua në Islamabad, Pakistan, ku ministrat e Jashtëm diskutuan mundësitë për uljen e tensioneve dhe bashkëpunim rajonal. Pas bisedimeve, Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, pati një takim privat me ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite, Princi Faisal bin Farhan Al Saud, njoftoi zyra e tij. Në takime morën pjesë gjithashtu ministri i Jashtëm i Pakistanit, Mohammad Ishaq Dar, këshilltari kombëtar për sigurinë dhe drejtori i përgjithshëm i ISI-së, gjeneral Mohammad Asim Malik. Sipas njoftimeve zyrtare, një deklaratë e përbashkët pritet të publikohet së shpejti. Top Channel