Biletat e avionëve do të arrijnë nivele rekord

Biletat e avionëve do të arrijnë nivele rekord

Bota E Martë, 10 Mars 2026 20:43 Biletat e avionëve pritet të rriten në muajt e ardhshëm, dhe ka të bëjë me problemet në furnizimin me naftë dhe gaz përmes ngushticës së Hormuzit. Gjatë një seance dëgjimore në Komitetin e Thesarit në Parlamentin britanik, ekspertja e tregjeve të energjisë Amrita Sen, themeluese dhe drejtoreshë e analizave në kompaninë Energy Aspects, tha se situata aktuale përbën një tronditje historike për tregun global të energjisë. “Është vërtet çmenduri ajo që po ndodh në tregun e karburantit për avionë”,-tha Sen. Ajo shpjegoi se një pjesë e madhe e prodhimit të këtij karburanti bëhet në Lindjen e Mesme dhe në Azi, dhe për momentin është shumë e vështirë të gjenden burime alternative për të përmbushur kërkesën. Rreziku për transportin...