Bien LIVE sirenat e sulmit ajror në Tel Aviv, gazetarja ndërpret intervistën, vrapon drejt strehimit (VIDEO)
Momente ankthi janë regjistruar drejtpërdrejt në Tel Aviv, kur sirenat e alarmit ajror ndërprenë një lidhje live të CNN, duke detyruar gazetaren Erin Burnett dhe ekipin e saj të largohen me urgjencë drejt një strehimi. Moderatorja po raportonte në kohë reale mbi zhvillimet në Izraeli, kur u dëgjuan sinjalet paralajmëruese për një sulm të mundshëm me raketa. Pamjet tregojnë momentin kur ajo dhe operatorët largohen me shpejtësi për t’u strehuar, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të drejtohen në bunkerë. Në video vihet re tensioni në zërin e gazetares, e cila, mes presionit të situatës, përpiqet të vazhdojë raportimin. Incidenti vjen në një periudhë përshkallëzimi në Lindjen e Mesme, pas sulmeve të ndërmarra nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara ndaj objektivave në Irani, çka ka...
Burimi:
vizionplus.tv