Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

Edhe pas 18 vitesh, Beogradi nuk e ka kapërdirë dot pavarësinë e Kosovës, duke vazhduar ta quajë atë “shkelje të së drejtës ndërkombëtare”. Ndërsa Kosova festoi përvjetorin, Zyra për Kosovën në qeverinë serbe sulmoi sërish shpalljen e 17 shkurtit, duke e cilësuar si “humbje për rendin juridik ndërkombëtar”. Në reagim e drejtorit të Zyrës për Kosovën, Peter Petkoviç për mediat serbe thuhet se Serbia do të vazhdojë të mbrojë sovranitetin dhe integritetin territorial, ndërsa strukturat politike në Kosovë përshkruhen si “separatiste”. Beogradi viktimizohet duke pretenduar se pavarësia ka sjellë diskriminim ndaj serbëve në Kosovë dhe e paraqet çështjen si betejë për parimet e OKB-së. “Serbët në Kosovë gjatë tetëmbëdhjetë viteve të fundit, si viktima të prirjeve separatiste të strukturave politike ekstreme shqiptare, janë përballur me...